
Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane në Perugia nën akuzën e posedimit dhe tregtisë të lëndëve narkotike.
Shqiptari tentoi ti shmangej kontrollit të policisë rrugore, çka ka bërë autoritetet të dyshojnë e të ndalojnë makinën.
Pas identifikimit, policia vendosi të kontrollonte makinën e më tej edhe banesën e 35-vjeçarit, ku u gjetën e sekuestruan një kavanoz qelqi me 33 doza kokaine brenda si dhe pajisje të nevojshme për paketimin e lëndës narkotike.
Gjatë kontrollit u gjetën edhe 980 euro para CASH të cilat u sekuestruan pasi konsideroheshin të ardhura nga aktiviteti ilegal.
Arena e Lajmit