Tirana starton rrugëtimin europian, kapiteni Ismajgeci flet në prag të sfidës ndaj Dudelanzhit: Do t’i jap ca leksione Xhixhës…

Kapiteni i skuadrës së Tiranës, Marsel Ismajlgeci, thotë se Tirana është gati për ndeshjen e sotme, por duhet kujdes.

ISMAJLGECI 2

“Gjendja e skuadrës është shumë e mirë. E dimë qëështë një ndeshje shumë e rëndësishme dhe shpresoj që gjithçka të shkojë si duhet. Kemi punuar shumë deri tani dhe duhet të bëjmë kujdes, sepse ndeshja e parë ka shumë rëndësi.

Fusha? Ishte e vogël, por në gjendje të mirë. Mund të luajmë futbollin tonë aty. Sa i përket golit kundër Tbilisit dy vite më parë, kam ndërmend t’i jap ca leksione Xhixhës se si shënohet se e kam edhe në dhomë…(qesh).

Dudelanzhi është ekip i fortë dhe ne e kemi vlerësuar, por nuk duhet kurrsesi ta mbivlerësojmë. Ne jemi shumë të bashkuar dhe nëse e ndihmojmë njëri-tjetrin si duhet, besoj se mund ta kalojmë këtë rival”, deklaroi për “Panorama Sport” mbrojtësi bardheblu.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×