Klubi rumun i Botoshani vazhdon të shtojë radhët e tij me futbollistë shqiptarë, pasi i dha lamtumirën në verë Realdo Filit. Skuadra rumune ka gjetur shpejt një tjetër futbollist për ta zëvendësuar atë dhe për t’ia bashkuar Enriko Papës, i cili është kthyer në një nga elementët më të rëndësishëm të kësaj skuadre.
Në grumbullimin e Botoshanit në Austri së shpejti do të jetë edhe mbrojtësi Kristi Marku, i cili është një emër i njohur në kampionatin shqiptar pasi ka luajtur me skuadra si Teuta, Partizani, Flamurtari, Lushnja e Kukësi, pa harruar këtu eksperienca në Kosovë me Ferizajn apo me Honved në Hungari, Pjunik Jerevan në Armeni apo Trans Narva në Estoni.
Marku ishte në muajt e fundit pjesë e skuadrës së Kukësit po në fund klubi dhe lojtari vendosën që të mos vazhdonin bashkëpunimin. Kështu ai ishte i lirë të firmoste me një skuadër tjetër dhe nuk ka vonuar që të gjejë një klub të ri jashtë Shqipërisë për të vazhduar karrierën e tij.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…