“Djajtë” nuk do ta qajnë CR7-ën, sulmi shënon më shumë pa të

Kristiano Ronaldo shënoi 24 gola për Mançester Junajtidin sezonin e shkuar, më shumë se çdo lojtar tjetër në klub. Por statistikat e “Djajve” mund të jenë më të mira pa portugezin në sulmin e tyre. Skuadra e tij shënoi vetëm 57 gola në Premier Ligë sezonin e fundit (sezoni më i dobët në historinë e Premier Ligës), ndërsa një sezon më parë i mbyllën 38 javët me 73 gola.

Cristiano-Ronaldo

Mund të duket si një shifër banale për ta ngritur në nivel krahasues, por një gjë e tillë ndodhi edhe te Juventusi, pasi portugezi u transferua në Torino. Bardhezinjtë e mbyllën sezonin 2017-’18 kur u shpallën kampionë me 86 gola të shënuar. Por në tri vitet me CR7-ën në skuadër, pas transferimit të sulmuesit nga Reali, forca sulmuese e “Zonjës” u rrudh në 70, 76 dhe 77 gola.

Është e vërtetë që Kristiano garanton ende shumë gola individualisht, por vendosja e tij në shërbim të skuadrës është një gjë që është vënë gjithnjë në dyshim nga kritikët. Kështu që te Junajtid ka edhe nga ata tifozë të cilët mendojnë se largimi i 37- vjeçarit nga “Old Trafford” pas vetëm një viti vetëm sa do të ndihmojë skuadrën. Erik ten Hag prodhon një tjetër stil futbolli nga ai që i pëlqen portugezit, i cili do ta pengonte ushtrimin e filozofisë së holandezit.

Në fakt, as ish-trajneri Ralf Rangnik nuk ishte një tifoz i Ronaldos. Tekniku gjerman u kishte kërkuar drejtuesve përmes email-eve dhe mesazheve që ta shisnin sulmuesin që në merkaton e janarit, sepse ai pengonte taktikën e tij të kundërpresingut.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×