Panorama Plus/ Shakira e ka të qartë: ajo dëshiron të largohet nga Barcelona dhe të jetojë në Miami me dy fëmijët e saj, por i duhet miratimi i Zherard Pike në mënyrë që Milani dhe Sasha të largohen nga Spanja.
Ka pasur shumë thashetheme për ndarjen e Shakirës dhe Pike , ku kryesori është tradhtia e futbollistit të Barcelonës, por e vetmja e vërtetë është se pritet një betejë e komplikuar ligjore për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.
Pique nuk do ta lejojë Shakirën të marrë fëmijët e saj në Miami. Burimet e afërta me futbollistin, tha se ai nuk do të jetë një baba i munguar për fëmijët e tij pas divorcit.
“Pique nuk do ta lërë Shakirën ta ndajë nga fëmijët e tij. Ai nuk dëshiron që t’i ndodhë asaj që i ndodhi Colate , i cili nuk ka zgjidhje tjetër veçse të jetojë në Miami nëse dëshiron të shohë dhe të jetë me djalin e tij. Ai nuk do lejojë që Shakira të lëvizë me ta”.
Dhe megjithëse për momentin Pike është i qetë, pasi fëmijët e tij nuk mund të largohen nga Spanja nëse ai nuk e autorizon.
“As përkohësisht. Ai e di që më vonë mund të ketë probleme për t’i rikthyer nëse ajo refuzon. Dhe ai dëshiron ta shmangë atë me çdo kusht”, përfundoi burimi.

Loading…
Loading…