
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet B. S., 36 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. M., 55 vjeçe, pasi u konstatua se kishte ndërtuar një objekt pa lejen përkatëse, në tokën në pronësi të saj.
Ndërkohë, specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. Z., 25 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi automjeti që drejtohej nga 25-vjeçari, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin I. K., 30 vjeç, banues në Elbasan. I dëmtuari, shtetasi I. K. ndodhet aktualisht nën kujdesin mjekësor.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.