“Nuk e bën Bielsa, jo më ne të tjerët”, Shehi pas humbjes: Javën e ardhshme do jetë melodi tjetër. Seferi nuk furnizohet për shkak të…. Hoxhallarit

NGA I DËRGUARI YNË NË LUKSEMBURG, OLSI AVDIAJ
Orges Shehi është optimist se Tirana mund të përmbysë rezultatin në ndeshjen e kthimit ndaj Dudelanzh në javën e ardhshme dhe do të vazhdojë rrugëtimin e saj në Ligën e Kampioneve. Këtë optimizëm, trajneri i bardhebluve e ka shprehur para gazetarëve në fund të sfidës të humbur me shifrat 1-0.

Shehi Gesi

“Rezultati i drejtë është kur e sheh ndeshjen i ftohtë, se kur e thotë Marcelo Bielsa nuk jam aq i zoti ta lexoj apo të jap një analizë të ftohtë pas ndeshjes, jo më ne të tjerët… Sigurisht që kemi pak keqardhje, në momentin kur skuadra kundërshtare mbeti me 10, keqardhja është se u barazuan forcat shumë shpejt, kur e kishim ne topin u mor kartoni i kuq. Në momentin që u bëmë gati të dalim me më shumë forca në sulm, ai karton i kuq i shpejtë na çekuilibroi.

Të gjithë kundërshtarët, sidomos në Champions, kanë lojtarë të rrezikshëm e të fortë, edhe në pjesën e parë në disa momente na çekuilibronte një nga sulmuesit e tyre. Edhe atëherë e zgjidhëm duke bllokuar qendrën, ka edhe meritë edhe kundërshtari se nuk dua të fajësoj Behiratçen për golin.

Sigurisht që në disa momente kërkonim që të bënim më mirë. Nuk dua të ndaj me individë e reparte por me mënyrën e interpretimit. Kërkonim të çonim lojën sa më shpejt në krahë, meqë kishin shumë lojtarë në qendër. Gjatë lojës, duke parë që mbrojtja e tyre por qëndronte lart menduam të bënim diagonale të gjata. Mendoj që mund të kishim bërë më mirë me qarkullim topi apo ndërtimin e krahëve të lojës, duhej të luanim më shpejt që të mos vuanim tranzicionin pozitiv të tyre.

Ka momente që ndoshta luajmë më shpejt me topin dhe ndahemi më shpejt nga topi, por është edhe efekt fushe dhe mendoj se pas një jave do të jetë komplet tjetër melodi në fushën tonë. As diskutohet që shanset janë, goli në fushë kundërshtare është hequr dhe ndeshja me këtë rezultat që përfundoi është e kthyeshme. Kur e thashë që është tjetër melodi, besoj se do të bëjmë më mirë dhe do të vendosim ekipin kundërshtar në presion dhe rezultati është shpresëdhënës që do të kalojmë këtë tur

Ne kemi informacione për ndeshjet e vitit të kaluar të kundërshtarit. Ka momente kur kundërshtari të duket i fortë dhe momente kur duket normal. Tani që kemi panorame të qartë besoj se do të jetë plus për ne për ndeshjet e ardhshme.

Nuk mendoj se janë më të fortë se ne, por edhe se janë më të dobët se ne. Çdo ndeshje ka interpretimin e vet dhe situata nga momenti në moment ndryshojnë. E patë edhe sot. Shpresoj që situata dhe vlerësimi të jetë i drejtë për vendimmarrjen se është e rëndësishme në momentet e lojës.

Patjetër që Limaj është një mungesë e rëndësishme, në atë pozicion kemi vetëm Qefalijën. Kemi ngulmuar për të gjetur një mesfushor por nuk e kemi gjetur ende për shkak se nuk po gjejmë cilësor, Limaj do të na mungojë, por shpresojmë që të gjithë të bëjnë më të mirën që këtë mungesë të mos e kemi kaq vendimtare.

Ne kërkojmë që Seferin ta futim më shumë në lojë, por të mos harrojmë që në qendër të mbrojtjes kemi lojtar që luan nga e majta me këmbë të djathtë. Mungesa e Hoxhallarit bën që Seferi të jetë më pak i furnizuar me diagonale se kemi një lojtar që e ka pak më të vështirë për të çuar topin te Seferi”, tha Shehi ndër të tjera.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×