Po mblidhte ullinj, bie nga pema e vdes 65-vjeçari në Vlorë. Një punonjës i gjelbërimit rrëzohet duke krasitur pemët e qytetit

Policia Vlore1

Një i moshuar ka humbur jetën sot në Vlorë pasi është rrëzuar nga pema.

Paraditen e sotme, në fshatin Bestrovë, Vlorë, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi L. V., rreth 65 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Po sot, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se duke krasitur pemët, është rrëzuar aksidentalisht nga pema, punonjësi i gjelbërimit, shtetasi E. H., 58 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, për të dyja ngjarjet.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×