Presidenti Begaj mesazh për vdekjen e Mbretëreshës Elisabeth II: Monarke me zemër të mirë

Begaj 600x360 1

Presidenti Bajram Begaj iu është bashkuar reagimeve për ndarjen nga jeta të mbretëreshës Elisabeth II.

Përmes një mesazhi Begaj thekson se mbretëresha ishte një monarke me zemër të mirë.

“Ngushëllime të përzemërta për Familjen mbretërore dhe popullin e Commonwealth me vdekjen e Mbretëreshës Elisabeth II. Ajo ishte një monarke me zemër të mirë, forcë dhe guxim të pamasë dhe do të mbahet mend gjithmonë me shumë respekt dhe admirim! U prehtë në paqe Mbretëresha!”, shkruan Begaj.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×