Ndoshta dje ka ardhur zgjidhja përfundimtare e marrëveshjes mes Interit, PSG-së dhe Milan Skriniarit.
Nëse ky i fundit e ka pranuar prej javësh tashmë ofertën e francezëve prej 7.7 milionë eurosh neto si rrogë për 5 vitet e ardhshme, mbase edhe Interi është bindur përfundimisht për të pranuar transferimin.
PSG-ja ka kaluar nga 65 në 70 milionë euro për qendërmbrojtësin zikaltër dhe kjo është shifra e duhur që sllovaku të përshëndesë Milanon dhe t’i bashkohet yjeve si Mesi, Mbape, Nejmar, Verrati e Donaruma në “Parkun e Princave.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…