Qëllonte në ajër duke terrorizuar qytetarët, arrestohet 32-vjeçari në Lezhë

Polici

LEZHE

Një 32-vjecar është arrestuar në Lezhë pasi pas kontrollit të policisë në banesën e tij janë gjetur armë zjarri pa lejë, kallashnikov dhe pistoletë. Sipas njoftimit të policisë i riu kishte qëlluar në ajër.

NJOFTIMI I PLOTE I POLICISE

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve që posedojnë armë, në mënyrë të kundërligjshme, shërbimet e Policisë, mbështetur me inteligjencë informative se një shtetas mbante në banesë, armë zjarri pa leje dhe qëllonte në ajër, me to, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Spiten”, si rezultat i të cilit është arrestuar në flagrancë shtetasi:

-A. P., 32 vjeç, banues në Spiten, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”.

Në bazë të informacioneve të marra rezulton se 32-vjeçari, në fshatin Spiten, Lezhë, kishte qëlluar në ajër, me armët e zjarrit që posedonte pa leje.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë).

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×