
Policia Kufitare, ka reaguar pas radhëve të gjata të automjeteve në doganën e Kapshticës.
Në një njoftim për mediat, policia sqaron se pala greke ka punuar me dy sportele, dhe në këtë mënyrë ka pasur radhë në dalje të Shqipërisë.
Sqarim i Policisë Kufitare Kapshticë
Gjatë pasdites së sotme në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, ka patur fluks të shtuar të lëvizjes.
Për shkak se dogana në palën greke punonte me dy sportele u krijian radhë në dalje të Republikës së Shqipërisë.
Policia Kufitare e Kapshticës menjëherë mori takim me homologët e në doganën greke të cilët pas takimit shtuan sportelet dhe aplikuan procedurën e përshpejtuar.
Falë masave të marra lëvizja ka qenë e njëtrajtshme nga të dyja anët e kufirit duke eleminuar radhët e krijuara.
Aktualisht në këtë pikë kalimi nuk ka radhë dhe lëvizja paraqitet normale.
Arena e Lajmit