Vërtet rikthimi i bujshëm i Romelu Lukakut tek Interi dhe ai i Pol Pogbasë te Juventusi duken goditje të rëndësishme, por vit pas viti, e vërteta është se futbolli italian sa vjen e largohet nga pjesë tjetër e rëndësishme e Europës.
Dhe arsyeja nuk është vetëm infrastruktura shumë e vjetruar kundrejt Gjermanisë apo Anglisë, por fakti edhe se nuk po arrijnë kurrsesi që të rivalizojnë me miliona edhe pagesat e futbollistëve, siç tregon qartë lista e 10 më të paguarve aktualisht.
Duke marrë spunto edhe nga rinovimi më i fundit i Kilië Mbapesë me PSG-në dhe i Mohamed Salahut me Liverpulin, të mos gjesh asnjë “italian” në këtë renditje, tregon gjithçka. Vërtet deri në sezonin e kaluar Juventusi e përballoi Kristiano Ronaldon dhe ndoshta, nëse portugezi do të kishte qenë ende në Torino, mund të renditej i treti apo i katërti, por edhe CR7 u mërzit shpejt në Itali…
Lidhur me renditjen në fjalë, kush dominon për pagesë sot është PSG-ja, me tre lojtarë në podium: Mbape me 60 milionë, Mesi me 58 dhe Nejmar me gati 37 milionë euro neto rrogë në sezon. Një çmenduri, ndërkohë që lista e dhjetë të parëve vijon si më poshtë:
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…