Me transferimin e Xhakomo Vrionit përtej oqeanit, tashmë mund të themi me plot gojë që trajneri Edi Reja ka në dispozicion një sulm global dhe të shpërndarë në shumë shtete të Europës dhe përtej saj.
Armando Broja aktualisht është pjesë e Çelsit dhe ndodhet në Britaninë e Madhe, ndërkohë që në një shtet me të pritet që të bashkohet edhe Rei Manaj, i cili është shumë pranë Uotfordit, që sezonin e ri do të luajë në “Championship”, pas rënies nga Premier Liga. Vazhdojmë me Cikalleshin dhe harta na drejton nga Turqia.
Pjesë e ekipit të Koniasporit edhe për dy sezone të tjera. Nëse Edi Reja do të dojë një sulmues nga Spanja, aty do të gjejë Myrto Uzunin, që është pjesë e Granadës edhe për 3 vite të tjera. Tashmë edhe Vrioni, të cilin duhet ta thërrasë nga MLSja dhe i vetmi në vendin tonë është Seferi. Aktualisht, sulmuesit pa ekip janë Bekim Balaj dhe Armando Sadiku.
SULMUESIT E KOMBËTARES
EMRI SHTETI
ARMANDO BROJA ANGLI
REI MANAJ ANGLI?
MYRTO UZUNI SPANJË
SOKOL CIKALLESHI TURQI
XHAKOMO VRIONI SHBA
TAULANT SEFERI SHQIPËR
I BEKIM BALAJ PA EKIP

Loading…
Loading…