Sulmi i paligjshëm te Prestige Resort, Berisha: Ju e dini qëndrimin e kësaj media për mua, por matrapikët në pishinë ishin reklama më e keqe në 30 vite

Prestige65

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar sot edhe sulmin e paligjshëm të IKMT-të te Prestige Resort, duke e quajtur reklamën më të keqe që i është bërë turizmit në 30 vite.

Sali Berisha: Ju i keni parë qëndrimet e mia ndaj asaj media dhe qëndrimet ndaj meje, por kjo nuk do të thotë kurrë që unë do të pranojë veprime politike. Ai është një akt i mirëfilltë politik. Ai do që ajo media ose të bëjë siç e kishte dëshirën ky ose të shkatërrohej. Ai kishte skicat. Unë nuk marr përsipër asnjë problem aty. Po si u kujtove ti tani? Pse ky filloi të sulmojë? Është e ditur, se ju punoni në media private, po cili pronar nuk e përdor sot mediat për të mbrojtur veten e tij? Që të gjithë. Por jo vetëm këtu, kudo, edhe në Europë e në Botë.

Është një fatkeqësi, por kjo ndodh. Ky tani i versulet. A e dini ju që në në 30 vite ajo është reklama më e keqe që i është bërë turnizmit në Shqipëri. Kontrolloni në linke të ndryshme, në Norvegji, në Danimarkë, në Gjermani. Video se si i futej matrapiku pishinës. Këto janë veprime politike. Nuk qëndroj në mbrojtje këtij apo atij personi,  por jam kategoriki ndaj çdo gjahu shtrige që zhvillohet në këtë vend. Kjo tregon që ky është shtet kopukësh, shtet cubash.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook