
Vdekja e mbretëreshës Elisabeth II ka tronditur mbarë botën. Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open’ padyshim që nuk mund të mos komentohej kjo ngjarje që ka fokusin e mbarë botës.
Zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho tha se mbretëresha Elisabeth ishte figurë e madhe historike.
“Është një figurë e madhe historike, për të gjithë botën. Ajo ishte një monarke dhe e drejta për të përfaqësuar monarkinë. Por me politikat e saj në përkrahjeje të qeverisë, arriti që të ishte një person i dashur për britanikët.”, tha ai.
Ndërkohë, analisti Dritan Hila tha se ka shumë gjasa që ajo të ketë qenë dhe mbretëresha e fundit e Mbretërisë së Madhe.
“Ishte një personazh i botës që arriti të stabilizonte monarkinë angleze, qoftë në hidhërime, qoftë në momente të tjera. Ka qenë pikë referimi. ka kaluar tentativën e Skocisë për të dalë nga Mbretëria e Madhe. Shumë veta, dhe unë kam frikë, se ajo ka qenë mbretesha e fundit e Mbretërisë së Madhe, ndërsa Charlsi do jetë besoj mbreti i Anglisë.”, theksoi Hila.
Nga ana tjetër, demokrati Arben Ristani tha se nuk mendoj se me vdekjen e saj do të ndryshojë rruga e udhëheqjes nga pasardhësit e saj.
“Një njeri që është pranë një mrekullie, 70 e ca vite në mbretërim. Besoj se për shkak të një sistemi siç janë anglezët, besoj se rruga që ka shtruar do ndikojë te pasardhësit, dhe nuk pres që të ketë ndryshim të madh.”, pohoi ai.
Arena e Lajmit