VIDEO/ Interi ka një telash më pak, i paguan miliona euro lojtarit që të shkojë në një klub tjetër

Interi duket se më në fund do të çlirohet edhe nga pesha e një lojtari që nuk bën pjesë në planet e klubit zikaltër. Mesfushori Arturo Vidal ka udhëtuar drejt Brazilit ku pritet të firmosë së shpejti me Flamengon që do të bëhet shtëpia e tij e re.

vidal sancez 1

Mesfushori kilian kishte një tjetër vit kontratë me zikaltërit dhe këta të fundit u detyruan që të paguanin futbollistin për të prishur para kohe marrëveshjen në mënyrë që të lironin një vend në skuadër. Akordi është arritur për 4 milionë euro dhe Vidal, i cili nuk shihet si një lojtar i vlefshëm nga Simone Inzagi, i ka dhënë lamtumirën zikaltërve për të udhëtuar menjëherë drejt Brazilit.

Ai është pritur në aeroportin e Rio De Zhaneiros nga një numër i madh tifozësh dhe presidenti i Flamengos, me të cilin do të kryejë vizitat mjekësore para se të hedhë firmën në kontratën që e lidh me këtë klub.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook