Menjëherë pas ndarjes së bujshme të Zherard Pikes me Shakirën, u aludua në rrjet për një romancë të re të mbrojtësit të Barcelonës.

Lidhja e Pikes me partneren e supozuar duke se ka avancuar me hapa të shpejtë duke u njohur edhe me fëmijët e tij. Ky lajm është bërë i ditur nga Laura Fa dhe Lorena Vaskez në podkastin “Mamarazzi”, ku tregojnë se fundjavën e kaluar futbollisti së bashku me Milan dhe Sashën shkuan në Kupën e Botës së Balonave. Në këtë event ishte prezente edhe bjondja 22-vjeçare, e cila ishte parë duke luajtur me fëmijët.

Ata kanë zbuluar gjithashtu se vajza që aludohet për një lidhje me Piquen punon në kompaninë e mbrojtësit të Barcës, “Kosmos”, shkruan gazeta sportive spanjolle “Marca”. Madje, edhe saktësuan atë që përflitej në mediat e tjera se në fakt në kompani ajo është krahu i djathtë i futbollistit.

Kjo nuk është e vërtetë pasi 22-vjeçarja i është bashkuar së fundmi ekipit të “Kosmos”. Vajzat e podkastit “Mamarazzi” shtojnë se Pike dhe vajza bionde në punë kanë një marrëdhënie shumë diskrete dhe komunikojnë vetëm fshehurazi.
Ata zbuluan gjithashtu se Zherard mbërriti të shtunën në ortë e para të mëngjesit në aeroportin El Prat nga Dubai, një udhëtim që ai bëri me bionden e re. Sipas informacioneve që u zbuluan nga një punonjës i aeroportit, mbrojtësi i Barcelonës ka udhëtuar në klasën biznes së bashku me të dashurën e tij, sipas burimit.
Theksojmë që ishte pikërisht në podkastin “ Mamarazzi ” ku në fillim të qershorit u bë e ditur se Pike dhe Shakira ishin ndarë dhe përmendej se një vajzë bionde ishte shumë e afërt me lojtarin
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…
and then