E KRYER/ Paulo Dibala vendos për të ardhmen, sulmuesi argjentinas pranon ofertën e skuadrës së…

Mungojnë detajet e fundit, por Paulo Dibala ka pranuar ofertën e Interit.

DIBALA

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, sulmuesi argjentinas ka pranuar që të përfitojë 5 milionë euro në sezon me zikaltërit plus 1 milionë euro të lidhura me prezencat, që duhet të jenë të paktën 50% e atyre sezonale.

Mungojnë detajet e fundit, nga ku me shumë mundësi 28-vjeçari argjentinas do të vijojë karrierën e tij në Itali me fanellën e Interit.

Dibala la Juventusin pas shtatë vitesh, teksa në sezonin e kaluar u aktivizua gjithsej në Serinë A në 29 ndeshje duke shënuar 10 gola dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 5 asiste.

– Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×