VIDEO/ Ndërpreu kontratën me zikaltërit, mesfushori i Interit vishet kuqezi: Një mundësi e mrekullueshme!

Arturo Vidal përshëndet Interin!

VIDAL

Mesfushori kilian ka zbarkuar gjatë natës në aeroportin e Rio De Zhaneiros për të firmosur me Flamengon.

Vidal ka përfituar 4 milionë euro nga ndërprerja e kontratës me Interin për të nisur një aventurë të re me kuqezinjtë brazilian.

Gjatë një lidhje direkte me mikrofonat e “ESPN”, 35-vjeçari u shpreh entuziast për këtë transferim:

“Një mundësi e mrekullueshme! Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu edhe pse për momentin jemi në një fazë tratative.”, u shpreh shkurtimisht ish-mesfushori i Interit, Juventusit, Barcelonës dhe Bajernit të Mynihut.

Kiliani do të kryejë ditën e sotme vizitat mjekësore me ekipin e tij të ri dhe do të firmosë një kontratë 1 vit e gjysmë me skuadrën e Flamengos.

Në sezonin që përfundoi, Arturo Vidal u aktivizua në total në Serinë A me fanellën e Interit në 28 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 1 asist për shokët e skuadrës.

– Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×