Aksident në Vlorë, furgoni përplas kalimtaren dhe del nga rruga. Pamjet nga vendngjarja

Aksident Ne Vlore

Një tjetër aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë. Automjeti, një furgon mallrash, ka aksidentuar një grua, e cila është transportuar për në spital.

Mësohet se gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:20, në rrugën “Ali Demi”, Vlorë, mjeti furgon me drejtues shtetasin K. D., 22 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen N. B., 47 vjeçe banuese në fshatin Armen, e cila ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi K. D., u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×