Aksion masiv, çmontohen 4 rrjete të trafikut të drogës në Itali me organizatorë shqiptarë, ndalohen 31 persona

Polizia Rfa 2408 655x437

Shkatërrohen 4 rrjete kriminale të furnizimit me lëndë narkotike territorin e Rietit, ndërsa janë ndaluar 31 persona. Hetimi nisi me arrestimin e një shtetasi shqiptar, ndërkohë që grupet akuzohen për trafik të kokainës, marijuanës dhe hashashit. Pas këtij arrestimi, në fakt, agjentët e Policisë së Shtetit identifikuan dhe prishën një kanal të parë furnizimi, duke sekuestruar një sasi të madhe kokaine nga Campania që do të futej në tregun e Rietit nga shqiptari i arrestuar dhe bashkëpunëtorët e tij. Me atë rast janë arrestuar 8 persona të përfshirë në shitjen e mbi 200 gramë kokainë, të cilët prisnin ngarkesën në një apartament në lagjen Villa Rieti.

Hetimet e mëpasshme të kryera nga agjentët e Policisë italiane bënë të mundur identifikimin e kanaleve të tjera të furnizimit me drogë: i pari, që vinte nga Terni, ku një tjetër shtetas shqiptar, me bashkëpunimin e një gruaje, po transportonte 15 gr kokainë. Ndërkohë rrjeti i dytë ishte ai i një burri me banim në Contigliano, i cili kishte furnizuar një shpërndarës lokal droge me mbi 250 gram hashash. Në banesën e furnitorit të drogës u gjetën dhe mbi 100 gram kokainë, 200 gram hashash dhe 60 gram marihuanë.

Pas arrestimit të një klienti të tyre, me banim në Antrodoco, të cilit iu gjetën 10 gramë kokainë, dy bashkëshortët u arrestuan në flagrancë me mbi 1 kilogram hashash. Në sajë të këtyre aksioneve, u arrestuan 17 persona dhe po hetohen në gjendje të lirë 14 persona.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×