Partizani luan sot në Gori të Gjeorgjisë ndeshjen e turit të parë të Ligës së Konferencës ndaj ekipit të Saburtalo. Një ndeshje e cila luhet në stadiumin e vogël “Tengiz Burjanadze” ku shihej se mes tifozëve kishte shumë familjarë të pranishëm, por jo vetëm.

Në impiantin e qytetit të Gori, në tribunën ku ishin të vendosur tifozë të Saburtalos, për çudi është akomoduar edhe një qen i cili ishte i ulur në një prej ndenjëseve.

Kafsha ishte mes tifozëve të cilëve nuk u bënte përshtypje një gjë e tillë, ndaj me sa duket ka qenë një “i abonuar” në ndeshjet e futbollit në këtë impiant.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…
and then