“Goditje politike”, Flamur Noka: Aksioni në Prestige Resort, hakmarrje primitive e një kryeministri bizantin ndaj medias së lirë

Noka2

Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, me gazetaren Nisida Tufa në Neës24, e ka quajtur aksionin e paligjshëm të ndërmarrë nga IKMT në Prestige Resort, një goditje politike që kryeministri Rama i bëri pronarit të Focus Media grup.

Zoti Noka u shpreh se kjo ishte një paralajmërim edhe për mediat e tjera, të cilat sipas tij duhet të paraqesin si reale atë që Rama mendon sit ë tillë, dhe jo realitetin.

“Prestige Resort, goditja politike që Rama bëri ndaj pronarit të medias i dha kosto. Tentativë për të kuruar imazhin sepse shqiptarët nuk janë budallenj. E kishin parë Ramën të shkonte tek Prestige Resort, edhe me stilolaps në dorë duke bërë projektin, dhe kur pronari nuk pranon t’i bëjë fresk qeverisë, këta godasin. Nuk është goditur Prestige, por media. Ajo që ndodhi është presion ndaj mendia për të ndryshuar linjën editoriale.

Rama ka një problem, kërkon të ketë në kthetra çdo gjë në këtë vend. Mediat e Focus Media kur nuk janë në shërbim të tij por pasqyrojnë të vërtetën, ai nuk e duron dot.

Media juaj nuk e ka pranuar dhe kjo është hakmarrje primitive e një kryeministri bizantin ndaj medias së lirë. Duke goditur këtë media, Rama paralajmëron mediat e tjera: realiteti është ai që kam unë në kokën time dhe jo atë të vërtetin”, u shpreh zoti Noka.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×