Ndërtime pa leje/ “Kujtohet Gedafi e thotë paskan lulëzuar në mes të Tiranës”, Berisha: Rama krijoi një administratë që vjedh e merr rryshfet

Berisha Erseke (4)

Në një takim me qytetarë të Ersekës, kreu i PD Sali Berisha, foli edhe në lidhje me ndërtimet pa leje. Ai tha se kryeministri kërkon të fyejë inteligjencën e shqiptarëve, kur sillet sikur nuk e dinte që po ndërtoheshin kate të tëra pa leje edhe në mes të Tiranës.

“Në Tiranë qindra kate pa leje dhe kujtohet Gedafi e thotë lulëzuan ndërtimet pa leje. Po ku ishe ti 8 vite, kujt ia thua. bën budallenj shqiptarët? Ata nuk janë budallenj. Kushdo që e ka studiuar psikologjinë e shqiptarëve i ka gjetur inteligjentë. Nuk mund të thuash si mbinë këto kate. Mbinë me rryshfet se ke krijuar një administratë që vjedh.

Krimi zhvillon thoshte ministri i anti-krimit. Sigurisht të zhvillon o ministër velist se me vela po transportohet droga.

Krimi e zhvillimi ecin në drejtime të kundërta, ndryshe Kolumbia do të ishte e zhvilluar sot. Do kemi zero tolerancë ndaj krimit të organizuar”, tha Berisha.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×