Ndodh e papritura, ndërpritet ndeshja mes Saburtalo dhe Partizanit

Një ngjarje e papritur ka ndodhur në stadiumin e Gori ku po luhet ndeshja mes Saburtalo dhe Partizanit. Ndeshja nuk ka filluar në kohë në pjesën e dytë për shkak të një problemi me impiantin e dritave.

bandicam 2022-07-07 19-10-27-777

Në pushimin e ndeshjes janë ndërprerë dritat në Gori, ku luhet kjo sfidë dhe gjeneratorët e stadiumit nuk përballonin dot ngarkesën për të ndezur dritat e kullave të ndriçimit. Kjo ka bërë që sfida të mos fillojë në kohë në pjesën e dytë, pasi kërkohej që të kishte shikueshmërinë optimale për një ndeshje të tillë.

Pas rreth 15 minutash vonesë, skuadrat u kthyen në fushën e lojës për të vazhduar pjesën e dytë të takimit, vetëm kur projektorët e stadiumit u ndezën plotësisht.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×