
Në një reagim në Facebook, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shprehet se pylli orbital i betonit është krimi më i madh që kryeministri Edi Rama i ka bërë Tiranës.
Ndërsa ka publikuar edhe foto, Blushi shton se askush nuk mund të fshihet më pas dokrrave.
Statusi:
Pylli orbital i betonit është krimi më i madh që Edi Rama dhe Erion Veliaj i kanë bërë Tiranës.
Askush, madje as Belinda, nuk mund të fshihet dot pas dokrrave me mistere për ata që dhanë leje për këto monstra betonarmeje.
Shpërthimi i “gjelbërimit” të betonit tek ish-Sheratoni nga viti 2016, në vitin 2022!
Arena e Lajmit