Seferi kapet me arbitrin, Totren e qetëson Halili. Njihuni me pikantet e disfatës së Tiranës ndaj Dudelanzhit

Nuk ishte problem vetëm regjia luksemburgase e transmetimit,që nuk ritransmetoi asnjëherë asnjë rast të dyshimtë, madje asgolin e vendësve. Problemet nisën që me emrat e futbollistëvetë Tiranës, që spikeri i tha të gjithë gabim. “Panorama Sport” jusjell disa nga pikantet gjatë ndeshjes:

tirana-dudelange

* Të gjitha emrat e Tiranës u thanë gabim nga spikeri i stadiumit.

* Tifozët e Tiranës dalin mbi stadium për të parë ndeshjen, pasi nuk ka më bileta.

* Toshevski ka ndërruar numër. Vjet mbante numrin 3, ndërsa me Dudelanzhin numrin 2.

* Shehi e ka me Seferin, i kërkon të hapet nga krahët në fillim tëndeshjes.

* Plot shqiptarë në radhët e tifozëve të Dudelanzhit.

* Me bluza të kombëtares.

* Edhe Andi Bejtja në stadium.

* Te faulli ndaj Seferit në minutën e 29-të, kërkohet karton i kuq nga stafi i Tiranës për Kirkun e Dudelanzhit.

* Afërsia e vijës me pankinën. Shehi e anësori për pak sa nuk përplasen.

* Rrëmujë te sektori i tifozëve të Tiranës. Disa tifozë zihen menjëri-tjetrin, ndërhyjnë stjuardët dhe policia vendëse, duke i nxjerr jashtë.

* Premio mund të shkojë në 120 mijë euro në rast fitoreje.

* 1555 bileta “sold out”.

* I gjithë stadiumi i shitur.

* Limaj mendon në minutën e 53-të se ishte goditje këndi, por është e kundërta. Vrapoi me topin dhe më pas kujtohet dhe e hedh në anësore.

* Seferi replikon me gjyqtarin për një faull ndaj tij. Arbitri iakthen “easy” (qetë). Sulmuesi ia kthen më pas: “Po çfarë ‘easy’,ai më copëtoi…”.

* Përplasje Najdovski-Zhunior, gjyqtari i këshillon.

* Pas ndeshjes, lojtarët e Tiranës vendosën të mos flasin, trajneri Shehi i takoi një për një, sepse e pa që e përjetuan sidramë.

* Totre u mërzit për zëvendësimin dhe u desh ndërhyrja e GrentHalilit për ta qetësuar. Më pas, mesfushori u përqafua me trajnerin Shehi.

* Ka pasur disa minuta diskutim në dhomat e zhveshjes dhe një pjesë e lojtarëve të rëndësishëm kanë përsëritur se nuk duhet ta ulin kokën dhe duhet të besojnë te përmbysja në Tiranë pas një jave.

Nga i dërguari ynë në Luksemburg, Olsi Avdiaj -Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Seferi kapet me arbitrin, Totren e qetëson Halili. Njihuni me pikantet e disfatës së Tiranës ndaj Dudelanzhit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook