
Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ftuar në emisionin “Kjo Javë në News24, ka folur në lidhje me ndërtimet pa leje, temë kjo që ka nxitur reagime të shumta në fushën e politikë se jo vetëm, ditët e fundit.
“Çështja e kateve pa leje është e gjitha në linjën e një show për të kuruar imazhin e rrënuar. Me një gur mendon të vrasë 2 zogj: imazhin dhe sekuestron disa kate. Kullat me katet pa leje ku dhe kur u ndërtuan? Në kohën e Saliut apo Ramës?
Ku ishte ky dhe kryetari i bashkisë? Është një pallat që ndërtohen 6 -8 kate pa leje. Kanë gjetur një rrugë pasi amnisti dështoi nga presioni i ndërkombëtarëve dështoi, për të pastruar paratë”, tha Noka.
Arena e Lajmit