Shpërndanin kokainë të ndarë në doza, arrestohen dy vëllezërit në Tiranë (EMRAT)

07895540 F9bc 43d1 B738 B6ef9c2082c0

Dy vëllezër kanë rënë në pranga pasi u kapën duke shpërndarë lëndë narkotike. Në pranga kanë rënë, Denilson 25 vjeç dhe Besart Mataj, 29 vjeç (vëllezër).

Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë operacionit janë sekuestruar doza kokaine, një peshore elektronike dhe një përforcues grushti (dorezë metalike).

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Tabacchino”, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6.

Shpërndanin doza të lëndës narkotike kokainë, në një tabakino, vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër).

Sekuestrohen doza kokaine, një peshore elektronike dhe një përforcues grushti (dorezë metalike).

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune hetimore disajavore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin “Tabacchino”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-D.M., 25 vjeç dhe B. M., 29 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në subjektin “Tabacchino” që administronin dy vëllezërit, në rrugën “Kasem Shima”, dhe gjatë kontrollit të banesës së tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 40 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje, peshore elektronike dhe një përforcues grushti (dorezë metalike).

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se këta dy shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike kokainë, e ndanin atë në doza, të cilat i shisnin në subjektin që administronin dhe në zonën e Mëzezit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×