Vijon efekti i hackerave iranianë mbi sistemin TIMS, shërbimi jashtë funksionit në Doganën e Qafë-Botës, e Portin e Sarandës

Dogana 750x375

Efekti i hackerave iranianë ndaj sistemit Tims vijon të jetë prezentë në vendin tonë. Gazetarja Shpresa Dine raporton për “BalkanWeb” se sistemi në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Botës e në Portin Detar të Sarandës nuk funksionon që nga e shtuna.

Ajo shton më tej se shërbimi për kontrollin e kalimtarëve drejt Greqisë po bëhet në mënyrë manuale, por problemet kanë qenë të pakta pasi nuk ka pasur fluks të shtuar.

Ndërsa në Pikën Kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës sistemi është rikthyer, ndërsa në Doganën e Qafë-Thanës shërbimi është ende jashtë funksionit.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×