Ylli i Çelsit i thotë “Po” Milanit, kuqezinjtë tashmë garën e kanë vetëm me… kohën

Hipotezat janë ndjekur me fakte dhe me sa duket Hakim Zihet ka dhënë pëlqimin e tij për t’u bërë pjesë e kuqezinjve në sezonin e Serisë A që do të nisë më 13 gusht. Bisedimet me Çelsin vazhdojnë të jenë konstante dhe dje ka pasur përditësime të rëndësishme. Formula është ajo e huazimit me detyrim blerjeje. 5 milionë do të jenë për huazimin e tij, ndërsa blerja përfundimtare do të arrihet mbi bazën e 20 milionë eurove. Për këto terma ekonomikë, sipas “The Sun”, ka rënë dakord edhe Çelsi ku trajneri Tuhel nuk e sheh marokenin si element të domosdoshëm.

ziek

Me pranimin e ofertës së Milanit, Zieh e sheh të mundur edhe uljen e rrogës së tij. Me kontratën që e lidh me londinezët deri në vitin 2025 ai duhet të përfitojë 18 milionë euro në vitet e mbetura, një shumë e madhe për një futbollist jashtë planeve të trajnerit.

29-vjeçari thuhet të ketë pranuar edhe një ulje rroge vetëm për të zbarkuar në Milanon kuqezi ku Pioli mund ta përdorë si fantazist, por edhe si anësor ofensiv. Tetë gola dhe 6 asiste në 44 prezencat e sezonit të fundit ndoshta nuk janë kartëvizita më e mirë e Ziehut, por “Djalli” beson në cilësitë e 29-vjeçarit që duket elementi i duhur për korsinë e djathtë në një rol ku Salmakers e Mesias nuk kanë dhënë atë që pritej.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×