Automjeti përplas për vdekje 70-vjeçarin në Fier, shoferi largohet nga vendngjarja

Fier

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar këtë mërkurë në fshatin Ferras në Fier.

Mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje 70-vjeçarin Y.T., dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa viktima Y.T., 70-vjeç, dyshohet se ka qenë duke lëvizur me biçikletë . Ai është  gjetur nga banorët e zonës.

Njoftimi:
Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, në fshatin Ferras, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasin Y. T., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Fitore, i cili dyshohet se ka qënë duke lëvizur me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi Y. T. ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×