EKSKLUZIVE/ Humbja në Champions ndaj Dudelanzhit, Refik Halili: Tirana e përmbys rezultatin në sfidën e kthimit, por ai kartoni i kuq… (E PLOTË)

Tirana pësoi një disfatë në transfertë në raundin e parë të Champions-it, teksa me një rezultat minimal fitues dolën luksemburgasit e Dudelanzhit. Bardheblutë nuk përfituan nga mbetja me 10 lojtarë e kundërshtarit, që shumë shpejt u barazua me daljen e Limajt. I këtij mendimi është edhe presidenti i Tiranës, Refik Halili, i cili foli ekskluzivisht për “Panorama Sport” në Luksemburg. Halili flet me nota pozitive, teksa thekson që ka edhe një ndeshje kthimi dhe ka një besim të plotë që kjo skuadër mund ta përmbysë, por edhe të tentojë edhe më shumë, në një stadium që bardhebluve, thotë ai, iu ka sjellë vetëm fat.

REFIK HALILI 1

Zoti Halili, mund të kishte marrë më shumë Tirana nga kjo ndeshje?

Fakti është që në këtë ndeshje ne humbëm dhe duke qenë se kemi edhe atë të kthimit, shpresoj që të bëjmë një kthesë. Kam besim te skuadra, duke parë kontingjentit e lojtarëve që kemi, ata bazë dhe ata që janë në stol dhe them se do t’ia dalim në ndeshjen e kthimit.

Sipas jush, ku gaboi ekipi?

Kjo është një pyetje që nëse Limaj nuk do të kishte marrë kartonin e dytë të verdhë, mund të them se loja mund të fliste ndryshe. Ishte edhe pak çështje fati, që ne të shkonim te ky rezultat. Megjithatë, thashë që kam shumë besim te skuadra. Jemi vetëm një gol në disavantazh.

Do luani në Tiranë me shpresën për ta kthyer rezultatin… A keni folur me lojtarët dhe çfarë u kërkoni atyre?

Djemtë pak a shumë e dinë se çfarë kërkoj unë. Janë të karikuar dhe të mobilizuar për ta fituar ndeshjen, sepse, kuptohet që është mirë për ta, për klubin. Kërkojmë që në këtë sezon, duke qenë se kemi ruajtur grupin dhe kemi lojtarë cilësorë, duam që t’i marrim ndeshjet me radhë dhe të shpresojmë që të hyjmë në grupe.

E kishit vlerësuar pak më shumë seç duhet kundërshtarin?

Kundërshtari për mua nuk ishte edhe aq i dobët, siç mendojnë shumë njerëz të tjerë, që thonë se ky është një ekip i dobët. Është një ekip që ka goxha lojtarë dhe një trajner shumë të mirë. Shpresoj që në ndeshjen e kthimit të kemi edhe tifozët të shumtë në stadium, në një stadium të mrekullueshëm, që neve si Tiranë na ka sjellë vetëm fat. Shpresojmë që të na sjellë edhe këtë ndeshje.

Nga Luksemburgu, OLSI AVDIAJ – Arena e Lajmit

 


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×