Nga Tirana te Partizani e Shkëndija/ 10 skuadra shqiptare në raundet e para europiane, njihuni me të gjitha rezultatet

Plot 10 skuadra shqiptare zbritën në fushë nga e marta deri të premten, në 2 kompeticionet Europiane, teksa bilanci i përgjithshëm duket pozitiv.uefa-qualifying-rounds-tv

Në raundin e parë të Champions-it, shqiptaria u përfaqësua nga Tirana, Ballkani dhe Shkupi. Tirana, kampione e Superiores, u mposht minimalisht nga Dudelanzh në aktin e parë, Ballkani, kampioni i Kosovës, nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Zalgris, teksa Shkupi, kampioni i Maqedonisë së Veriut, përfaqësoi denjësisht shqiptarinë në këtë javë duke mposhtur 3-0 Linkoln Red Imps.

Ndërkohë për sa i përket Ligës së Konferencës, Partizani, Gjilani dhe Shkëndija, arritën të siguronin triumfe të rëndësishme në sfidat e para, teksa rezultat pozitiv regjistroi edhe Deçiç, skuadra shqiptare nga Mali i Zi, që barazoi në transfertë nga Dinamo Minsk. Drita dhe Llapi u mposhtën në transfertë, ndërsa Lacci regjistroi një barazim zhgënjyes në shtëpi.

KUPAT E EUROPËS

LIGA E KAMPIONEVE

TURI I PARË

TË MARTËN:

BALLKANI-Zalgiris 1-1

SHKUPI-Linkoln Red Imps 3-0

TË MËRKURËN:

F91 Dudelanzh-TIRANA 1-0

* ndeshjet e kthimit do të luhen më 12 dhe 13 korrik; * Ekipet që kualifikohen shkojnë në turin e dytë të Ligës së Kampioneve, ndërsa ato që eliminohen në turin e dytë të Ligës së Konferencës;

LIGA E KONFERENCËS

TURI I PARË

E MËRKURË:

Inter Turku-DRITA 1-0

E ENJTË:

Saburtalo-PARTIZANI 0-1

LAÇI-Iskra Danilovgrad  0-0

GJILANI-Liepaja 1-0

Dinamo Minsk-DEÇIÇ TUZ 1-1

SHKËNDIJA TETOVË-Ararat Jerevan 2-0

Buduçnost-LLAPI 2-0

* ndeshjet e kthimit do të luhen më 12 dhe 14 korrik;


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×