Nuk e lejuan të kalonte në Moldavi, ish-sulmuesi i Kukësit humbet sfidën e Ligës së Konferencës

Një situatë absurde u regjistrua së fundmi, teksa futbollistit, Mirlind Daku, i është ndaluar hyrja në Moldavi, me ekipin e tij slloven Mura.

2cf0e2d3a168067273b7-mirlind-daku

Ky takim është i vlefshëm në kuadër të raundit të parë të kualifikimeve në Ligën e Konferencës. 23 lojtarë që kanë udhëtuar drejt Moldavisë, por në mesin e tyre kanë munguar 2 lojtarë, Miha Kompan Breznik, dhe Mirlind Daku.

Bëhet me dije Daku nuk ka udhëtuar për shkak se Moldavia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe i njëjti nuk është pajisur me vizë. Vlen të theksohet fakti se sulmuesi në të kaluarën ka qenë pjesë e Kukësit, teksa tani aktivizohet me Murën në Slloveni.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×