Policia belge bastis ‘shtëpinë e barit’ me dhjetëra kg kanabis, arrestohet shqiptari përgjegjës, një tjetër në kërkim

B9732562000z.1 20221102155547 000+g3blj9a68.1 0

Autoritetet belge në zonën e Mons kanë ndërhyrë mëngjesin e djeshëm në një shtëpi në rue du Hocquet në La Louvière, në të cilën u zbuluan rreth 1000 bimë kanabis dhe dhjetëra kilogramë marijuanë gati për shitje dhe u arrestua një shtetas shqiptar përgjegjës për to.

Gjatë operacionit rreth 12 policë bastisën banesën që ishte kthyer në plantacion kanabisi duke shndërruar dhomat e gjumit dhe papafingon në ambiente të përshtatshme për rritjen e bimëve narkotike.

Sakaq, autoritetet belge njoftuan se përveç shqiptarit të arrestuar brenda banesës është shpallur në kërkim edhe një tjetër që dyshohet se ishte bashkëpunëtor në këtë rast.

Arena e Lajmit

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×