Tentoi t’i jepte fund jetës, policia parandalon vetëvrasjen e 63-vjeçarit në Gjirokastër

Ambulance Policia Naten

Një 63-vjeçar ka shpëtuar në momentet e fundit nga vetëvrasja teksa tentoi të hidhej nga kati i katërt i pallatit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 Shtatori” në zonën e quajtur ‘Depot e Djathit’ në qytetin e Gjirokastrës. Shtetasi me inicialet B.K., kishte paralajmëruar komshinjtë për një vendim të tillë për t’i dhënë fund jetës në kushtet e depresionit të plote.

Arsyeja sipas tij ka qenë vetmia dhe gjendja aspak e mire shëndetësore. Efektivët e Gjirokastrës, sapo kanë marrë informacion janë nisur direkt në vendngjarje. Gjatë momentit që policia ka mbërritur, 63-vjeçari ishte në këndin e jashtëm të dritares dhe po behej gati të hidhej nga kati i katërt.

Trupa policore është ndarë në dy skuadra ku njëra u përqendrua poshtë dhe skuadra tjetër në banesën e 63-vjeçarit. Sapo policia ka hyrë në apartamentin e tij, ky i fundit u lëshua për nga dritarja por në mënyre të rrufeshme efektivët policore kanë ndalur në momentin e fundit trupin e të moshuarit të binte pingul nga dritarja çka shpëtoi nga vdekja.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×