VIDEO/ “Njëri më tha është zilja e gruas”, Ramës i ndërpret fjalimin telefoni: Burrat shqiptarë sundimtarë jashtë mureve të shtëpisë, e kanë si zinxhirin e qenit

Edi Rama3

Kryeministri Edi Rama është detyruar të ndërpresë fjalimin gjatë Kongresit të Arsimit, pasi një zile telefoni u dëgjua në Pallatin e Kongreseve. Rama modifikoi fjalinë që po thoshte, duke e cilësuar si radio xhepi dhe treguar më pas një episod.

Me batutë, Rama tha se burrat shqiptarë janë të fortë, të pavarur, sundimtarë jashtë mureve të shtëpisë të lidhur me një fije zëri që e kanë si zinxhirin e qenit.

“Të kujtohemi nga e nisëm…nën tingujt e kësaj muzike kaq kuptimplotë të  dikujt që duhet të jetë tejet optimist që jeton me radio në xhep. Nuk po spekuloj, por më ka ndodhur shumë herë në takime kur ndizen këto radio nëpër xhepa, njëherë kam marrë guximin ta pyes personin dhe më tha se është zilja e gruas se kështu janë burrat shqiptarë, të fortë, të pavarur, sundimtarë të pakontestueshëm jashtë mureve të shtëpisë dhe tani me që po flisnim për komunikimin dixhital të lidhur me një fije zëri dhe jashtë shtëpisë që e kanë si atë zinxhirin e qenit”, deklaroi Rama.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×