
Në emisionin “Në Shënjestër” në News24 me gazetaren Klodiana Lala po trajtohet çështja e vrasjes së ish drejtorit të Departamentit të Kundërzbulimit në Shërbimin Informativ Shqiptar, Isa Çopa.
I ftuar në studio, avokati penalist Arbër Hoxhaj, ka zbuluar një detaj i cili nuk është i përfshirë në dosjen hetimore.
Ai tha se Çopës i është prerë gjuha dhe se një akt i tillë ka pasur qëllim dërgimin e një mesazhi.
Avokati u shpreh se autorët e ngajrjes kanë treguar kujdes të veçantë për ta servirur ngjarjen si vetëvrasje, por se sipas tij eliminimi i Çopas ka lidhje edhe me detyrën e tij si she fi Kundërzbulimit.
Hoxhaj: Çopa ishte drejtor i departamentit kundërzbulimit. Legjislacionit të SHIK ka të bëjë me aktivitetet kriminale të shërbimeve të huaja. Detyra e tij, kundërzbulimi it ë huajve në territortin shqiptar.
Mekanizmi që kanë përdorët autorët, janë kujdesur ta trajtojnë si vetëvrasje.
Gjuha e prerë e viktimës, autori ka dashu të japë një mesazh.
Shkaku i vdekjes, asfiksimi nga avujt dhe tymi i benzinës. Shkak vdekje as dhuna me mjete të forta dhe as prerja e gjuhës. Nëse autoritetet e drejtësisë do kishin vullnet mund ta zbardhnin ngjarjen. Kanë lënë pa trajtuar një sërë provash.
Ka pasur një sërë qelizash telefonike, i ka çuar një emsazh të birit. Në atë zonë 15-20 telefonata të kryera mund të shiheshin trafiku i telefonatave, shenjat e gishtave.
Lala: Detaji i gjuhës nuk është në dosje hetimore.
Arena e Lajmit