EMRI/ Pezullohet mësuesi në Bilisht, dhunoi me bidon uji nxënësit

5878784

Një rast i pa precedent ka ndodhur në Shkollën “Dritëro Agolli” në Bilisht, ku mësuesi i gjuhës angleze ka dhunuar disa nxënës.

Sipas nxënësve mësuesi i ka  goditur me bidon uji gjatë orës së mësimit.

Për këtë rast të referuar në drejtorinë e Shkollës është pezulluar Albani Fetolli, mësues pranë kësaj shkolle, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nxënësve të tij.

Pas komunikimit me Drejtoreshën e Drejtorisë Rajonale Arsimore në Qarkun e Korçës Znj. Vjola Rota, kjo e fundit theksoi për BalkanWeb se është në mbështetje të çdo nxënësi dhe se rasti po shqyrtohet në detaj, ndërkohë që ka urdhëruar dhe pezullimin e Fetollit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×