Është krijuar nga një grup tifozësh interistë, Olsi Teqja firmos me klubin me më shumë sponsor në fanellë

Lëvizje surprizë në merkato, futbollisti shqiptar, Olsi Teqja do të vijojë karrierën te skuadra franceze e Chambyt, teksa është prezantuar ditën e sotme.

Olsi Teqja Chambly

Mbrojtësi 33-vjeçar nga Kruja ka ndërruar skuadër, pasi i përfundoi kontrata me Beauvais duke zgjedhur klubin me më shumë sponsor në fanellë.

Chambly, është një klub i themeluar nga një grup tifozësh interistë në vendin transalpin në fund të viteve 80. E veçanta është se në fanellën e klubit gjenden plot 10 sponsor, duke i bërë zikaltërit si klubin me më shumë sponsor në fanellë.

Ashtu si Beauvais, ku Teqja qëndroi për dy sezone, edhe Chambly militon në ligën e katërt franceze, ndërsa deri para dy vitesh ka qenë pjesë e rregullt e Ligue 2. Vlen të theksohet fakti se në të kaluarën 33-vjeçari, ka luajtur në futbollin shqiptare me klube si Kastrioti, Apolonia, Tirana, Kukësi, Bylis, Kamza e Laçi, teksa regjistron edhe një përvojë me kuqezinjtë e Shkëndijës së Tetovës.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×