Ndryshim planesh te Interi, zikaltërit heqin Skriniar nga merkatoja dhe nxjerrin në shitje dy titullarë të tjerë

Milan Skriniar është menduar prej kohësh si “i sakrifikuari” i Interit në këtë merkato, me zikaltërit që kanë nevojë të arkëtojnë duke parë edhe situatën financiare të klubit. Sidoqoftë situata e mungesës së një marrëveshje me Parisin dhe konsiderata që trajneri Simone Inzagi ka për lojtarin kanë shtyrë teknikun italian t’i propozojnë drejtuesve qëndrimin e sllovakut në skuadër dhe nxjerrjen në shitje të Stefan De Vraj dhe Denzel Dumfris.

DE VRAJ

Sipas raportimeve nga “Calciomercato.com”, Inzagi i ka përmendur drejtuesve rolin e Skriniar në mbrojtjen zikaltër dhe i ka garantuar atyre se do të jetë më e thjeshte të zëvendësohen largimet e De Vraj dhe Dumfris sesa një largim i mundshëm i 27-vjeçarit nga Milano.

DUMFRIS 1

Interi është në pritje për të parë sesi do të shkojnë tratativat me Parisin për të vendosur më parë se çfarë do të bëjë me të ardhmen e dy titullarëve holandez, për të cilët interesi kryesor vjen nga Premier Liga.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook