“Vendi kërcënohet nga një rrezik i ri”, Tritan Shehu për Azem Hajdarin: Përcaktoi trajektoren e Shqipërisë drejt Europës!

Trutan Shehu

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu iu është bashkuar homazheve në nder të Azem Hajdarit, në sheshin Demokracia në Qytet Studenti.

Shehu tha se Hajdari përcaktoi trajektoren e Shqipërisë drejt Europës.

“Shqipëria nuk është sot si ka qenë në atë periudhë. Për këtë duhet të jemi krenarë. Këtu nisi ndryshimi. Ajo që kemi aspiruar. Ky shesh dha ndryshimin e madh të Shqipërisë, dhe lideri ishte Azemi. Lideri i lëvizjes studentore, miku i paharruar. Ai me të cilin ndamë në atë kohë momente të bukura dhe të vështira. Ju e keni përcaktuar Azemin (Berisha) një lëmsh të zjarrtë. Këtë e dëgjova për herë të parë nga doktori. Ai me trajektoren e tij përcaktoi trajektoren e Shqipërisë, drejt Europës. Ai ‘lëmshi i zjarrtë’ vrau frikën në çdo qytet të Shqipërisë. Shqipëria është sot para rrezikut të ri në historinë e saj. Të rinj të strukur, të mos flasin, të thonë mendimin e tyre. Vërtetë s’e fusin në burg, por i presin bukën e gojës.”, tha Shehu.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×