Aksident i rëndë në Devoll, makina përplas një 13-vjeçar, shoqërohet në polici shoferi i mjetit

Ambulance

Një fëmijë 13-vjeçar është përplasur nga një mjet në fshatin Qytezë, Devoll.

Policia bën me dije se i mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa është bërë shoqërimi në polici i shoferit të mjetit.

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 04.11.2022, rreth orës 15:05, në fshatin Qytezë, Devoll, shtetasi T. D., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një 13-vjeçar, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi T. D., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×