“I lumtur për Flamengon”, pas Vidalit zikaltrit duan të sistemojnë edhe 2 sulmuesë

Pas merkatos në hyrje, tani erdhi momenti që Interi t’i bëjë llogaritë edhe me atë në dalje. Drejtuesit janë fokusuar në spastrimin e sulmit dhe të atyre që u rëndojnë arkave dhe i pari që ka lënë Milanon është Arturo Vidal, që me 6.5 milionë eurot që përfitonte dhe me një vit kontratë të mbetur, ishte një peshë e madhe financiare.

SLIXSQ3F5VBFNPSRKNA3C4Z6OA

Mesfushori ka zgjedhur Flamengon për të vazhduar karrierën dhe ka udhëtuar dje drejt Brazilit, për të kryer vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën që pritet të ketë një kohëzgjatje prej 18 muajsh, nga e cila do të përfitojë 3.5 milionë euro. Këtyre parave, Vidal do t’u shtojë edhe 4 milionë eurot që do të përfitojë nga zgjidhja e kontratës një vit para kohe. “Jam shumë i lumtur që jam këtu, Flamengo është një mundësi e jashtëzakonshme”, kanë qenë fjalët e para të 34-vjeçarit në aeroportin e Rio de Zhaneiros, ku u prit nga qindra tifozë.

SANÇEZ – Kur largimi i Vidalit u bën nder arkave, Aleksis Sançez është nga ato largime që zgjidh të dyja problemet e Interit. Kiliani është më i paguari i organikës, me 7 milionë euro në sezon dhe, po ashtu, largimi i tij është i domosdoshëm për të krijuar hapësirë për Paulo Dibalën. Sulmuesi 33-vjeçar ama e ka marrë me qetësi dhe ende nuk po e zgjedh klubin e ardhshëm, ndërkohë që edhe për të ekziston një klauzolë si e Vidalit për të zgjidhur më herët kontratën në këmbim të 4 milionë eurove dhe, për këtë, Interi do të takojë gjatë këtyre ditëve agjentin Feliçeviç, për të gjetur një zgjidhje.

Edin-Dzeko-and-Alexis-Sanchez-to-leave-Inter-Milan-as

XHEKO – Në fund, sepse Inzagi nuk do që ai të largohet, është Edin Xheko, që për t’i lënë vendin Dibalës, mund të detyrohet të bëjë gati valixhet. Të mërkurën do të ketë një takim mes tij dhe trajnerit, për të përcaktuar një herë e mirë fatin e tij tek Interi, me boshnjakun që ka momentalisht tri pista për të ardhmen larg zikaltërve: Napolin, Juventusin e Monzën.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×