Mishel Platini është gati të kthehet. Vendimi i Gjykatës Federale në Zvicër ka anuluar ato të FIFA-s dhe KAS të Lozanës që e kishin përjashtuar atë nga futbolli bashkë me Sep Blater për para që ish-presidenti të UEFA-s i ishin paguar nga ish-presidenti i FIFA-s. Një vendim që i hap rrugë skenarëve të ndryshëm që me sa duket përfshijnë edhe rikthimin e tij si drejtues në sport.
“Është diçka e mirë që e vërteta bëhet publike pas kaq shumë manipulimeve, gënjeshtrave e padrejtësive. Ua kisha thënë që isha i ndershëm, duhej të më besonit. Komisioni i FIFA-s dhe KAS nuk më besuan, ndërsa një gjykatë e vërtetë më besoi sot, drejtësia e atyre që nuk janë në futboll më shpëtoi nga drejtësia e futbollit ndërsa unë i kushtova të gjithë jetën këtij sporti. Kjo është ajo që më dhemb më shumë”, tha Platini për “L’Equipe”.
“Apel i FIFA-s? Le të bëjnë çfarë të duan por të isha unë në vend të tyre, pas grushtit që morën sot, nuk do të bëja një ndeshje kthimi! Por nuk janë paratë e tyre që paguajnë avokatët, por paratë e futbollit.
Mesazh për Infantinon? Asnjë. Mund të them vetëm se nuk do të lë të kalojë asgjë, nuk ka përfunduar. Kam bërë denoncim në Francë për të ditur me saktësi se kush manipuloi gjithçka, do të fillojmë të argëtohemi.
Nuk e di nëse do të kthehem në futboll. Jam ende i ri, kam ende më shumë flokë se Infantino! Kam shumë vite para meje, të shohim!”, tha Platini.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…