Afrimet e reja e bënë me zemër, edhe Alegri kreu vizitat mjekësore

Kishte kohë që Masimiliano Alegri nuk pozonte aq i qeshur përkrah një prej futbollistëve të tij të rinj dhe arsyeja mund të kuptohet. Trajneri i Juventusit u kishte kërkuar drejtuesve me çdo kusht vetëm Angel di Marian dhe në momentin ku u duk se gjithçka po sfumonte, argjentinasi u bind dhe dje pati edhe shtrëngimin e parë të duarve me “Kontin Maks”.

ALEGRI

Madje dje interesant ishte fakti se edhe trajneri Masimiliano Alegri vendosi që të kryejë vizitat mjekësore. Mbase euforia për Di Marian, por njëkohësisht edhe për rikthimin e Pol Pogbasë do t’i kenë shkaktuar emocione të forta, aq sa livornezi ka dashur që të kuptojë më qartë se si po reagon trupi i tij.

Pavarësisht shakave, Alegri tashmë ka dy prej lojtarëve më të fortë në qarkullim nën urdhrat e tij, ndonëse përveç Angelit e Polit, pret edhe një mesfushor tjetër, ku dy preferencat janë argjentinasi Leandro Paredes i PSGsë dhe, mbi të gjitha, italiani Zhorzhinjo i Çelsit.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×