Kristiano Ronaldo nuk fluturon në Tajlandë me Mançester Junajtidin, portugezi ka frikë se…

Mançester Junajtid është nisur drejt turit në Bangkok të premten pa Kristiano Ronaldon në bord.

RONALDO

Ashtu siç pritej, sulmuesi portugez, i cili ka dorëzuar kërkesë transferimi nga “Old Trafford” këtë verë, ka kërkuar më tepër kohë për të qëndruar pranë familjes së tij në Lisbonë, ndërsa sot bën 6 ditë që mungon në grumbullimin e “Djajve”.

Klubi nuk e di ende nëse 37-vjeçari do t’u bashkohet atyre gjatë ditëve të ardhshme në Tajlandë apo Australi, ku do të qëndrojnë për 16 ditë në total.

Pavarësisht se ai ka edhe një vit kontratë në Mançester dhe Junajtid po tregon sinjale dorëzimi dhe është gati të dëgjojë oferta për të, CR7 ka frikë se shpresat e tij për t’u larguar janë të vakëta për shkak të qëndrimit të klubit, i cili dje edhe njëherë tjetër publikisht njoftoi se ai nuk është në shitje.

Mançesteri postoi dje fanellat e reja dhe Kristiano ishte në qendër të tyre.

Por Junajtid ka frenuar publikimin e një reklame speciale ku shfaqej portugezi bashkë me Kantonanë, ndërsa kërkon më parë të qartësojë të ardhmen e sulmuesit.

Kristiano ishte filmuar përkrah legjendës franceze dhe Dejvid Bekhamit në një klip special, i cili do të përdorte tri ikonat e numrit 7 të klubit për të publikuar fanellën e sezonit 2022-’23, sipas “The Athletic”.

Ai nuk dëshiron të luajë më në “Teatrin e Ëndrrave”, pasi nuk mendon se skuadra është në gjendje për të luftuar për trofe dhe do të mungojë këtë sezon në Ligën e Kampioneve.

Çelsi është skuadra që ka bërë gati ofertën e parë për sulmuesin (16 milionë euro), ndërsa menaxheri Mendesh ia ka ofruar klientin e tij edhe Barcelonës.

Një zëdhënës i Junajtidit tha: “Kristiano Ronaldo nuk do jetë pjesë e axhendës së klubit për t’u nisur për fazën përgatitore në turin e Tajlandës dhe Australisë.

Atij i është dhënë leje shtesë për të zgjidhur një çështje familjare. Kristiano mbetet nën kontratë me Mançester Junajtidin për një tjetër sezon dhe nuk është në shitje”.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO


Loading…

Loading…

Kristiano Ronaldo nuk fluturon në Tajlandë me Mançester Junajtidin, portugezi ka frikë se…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook