Aldo Serena mendon se dyshja “Lu-La”, aq shumë e pritur, nuk do të jetë e njëjta me atë që jemi mësuar të shohim. “Gjërat kanë ndryshuar”, është shprehur ish-lojtari i zikaltërve, që ka vazhduar:
“Sezonin e kaluar në mungesë të Lukakut, Lautaro ka fituar terren dhe është ngjitur në hierarkinë e sulmit, duke u kthyer në pikë referimi për Interin.
Ka ndryshuar raporti i forcave dhe tani të dy duhet të bëjnë hapa drejt njeri-tjetrit për të gjetur atë kimi që kanë pasur. Romelu duhet t’i bëjë llogaritë edhe me mënyrën si luan tani skuadra, jo aq poshtë si me Konten, diçka që i pakëson terrenin në të cilin nisej belgu me inkursionet e tij. Duhet të përshtatet, ajo që i mungoi te Çelsi”.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…